×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Gruaja hidhet nga autobusi pasi e ngacmon shoferi

Premte, 20 Prill 2018 19:37

Një grua 55-vjeçare mbeti e plagosur në një incident që fillimisht u raportua si aksident rrugor.

Por nga hetimet e kryera, rezulton se gruaja 55-vjeçare banuese në Bradashesh Elbasanit, është hedhur nga makina në rrugën Elbasan-Metalurgji, pasi e ka ngacmuar shoferi i automjetit.

Gruaja me inicialet Sh.T, ishte pasagjere në një makinë “Passat” kur në afërsi të një mobilierie, është hedhur nga makina duke u lënduar, ndërsa shoferi është larguar me shpejtësi. 

55-vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe sipas mjekëve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Kjo, pasi automjeti ka qenë me shpejtësi dhe shoferi ka refuzuar të ndalojë automjetin ku po ngacmonte gruan. 

55-vjeçarja është detyruar të hidhet duke u rrokullisur në rrugë ku ka mbetur e dëmtuar rëndë. 

Policia e Elbasanit ka mundur të identifikojë dhe arrestojë drejtuesin e automjetit. Ai është 45-vjeçari me inicialet J.H, ndërsa nga hetimet rezulton se automjeti ishte në pronësi të kushëririt të tij, E.H.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...