Kaos në Policinë e Shtetit, vettingu sorollat policët

Saturday, 21 Prill 2018 17:36

Mosmarrja e informacioneve të sakta për plotësimin e formularëve të Vettingut ka krijuar kaos në radhët e policisë së Shtetit. Procesi ka patur ngadalësime edhe pse kanë mbetur vetëm dy javë nga përmbyllja. Zëvendës Ministri i Brendshëm Julian Hodaj tha për RTSH se drejtorive të Policisë u është dërguar shkresë që të informojnë efektivët në lidhje me disa shqetësime të ngritura. Hodaj, që është edhe një ndër hartuesit e Vettingut thotë se efektivëve nuk u nevojitet që ti shoqërojnë deklarimet me dokumenta institucionale. Barrën për vërtetësinë e vetëdeklarimeve do ta kenë komisionet e posacme të vettingut.

“Punonjësi ka përgjegjësi vetëm të deklarojë. është përgjegjësi pastaj e Komisioneve që rast pas rasti të verifikojnë ato deklarime duke i kërkuar të dhënat nga institucionet e tjera. Kështu që është e kotë që punonjësi të shkojë nëpër radha , për të kërkuar certefikata pronësie, vërtetime nga taksat e tatimeve , kur nuk ju duhen

Po a do të ketë penalizime në rast të deklarimeve të paplota apo harresave njerëzore që mund të bëhen gjatë mbushjes së formularëve, Hodaj thotë se:

Gabimet materiale nuk e penalizojnë individin, është e rendësishme që të mos gënjejnë, që të dhënat që deklarojnë të jenë të vërteta”

Përs ai përket periudhës së fillimit të deklarimit, Zv ministri I Brendshëm sqaron se subjekti është  i detyruaa të deklarojnë vetëm pasuritë e vënë nga nisja e punës në radhëte policisë e deri në ditën e sotme.

“ Në rast se do marrim policinë e Shtetit, duhet të deklarojë nga dita e parë kur ka filluar punë në Policinë e Shtetit. Nuk ka rendësi ku ka qënë më përpara, nuk na duhet të ardhurat që kanë fituar më përpara. Nuk duhet të deklarohen kreditë e shlyera, borxhet e shlyera, llogaritë e mbyllura, nuk ka nevojë. Kur flasim se duhen deklaruar llogaritë bankare themi që deklarohen ato llogari që janë aktive. Bashkëshortja apo bashkëjetuesi , personat që janë në ceretfikatën familjare në momentin që bëhet deklarimi , duhet të deklarojnë të ardhurat nga momenti që subjekti ka nisur punën në polici”

Një pikë e ligjit të Vetingut u hap derën edhe policëve të larguar nga radhët e policisë.

“ Gjithkush që është I denjë për policinë e Shtetit mund të Shërbejë për Policinë e Shtetit. Motivet që janë larguar nuk janë rilevante e rëndësishme është që në momentin e këtij aplikimi të mos kenë masë disiplinore të përjashtimit nga detyra akoma në fuqi”

Ashtu si në rradhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve që dhanë dorëheqjen për ti’u shmangur vetingut edhe në rradhët e policisë disa drejtues policie kanë nisur të dorhiqen. Zëvendës Ministri Hodaj thotë se ende nuk është e qartë nëse këto dorëheqje janë bërë  për t’iu shmangur kontrollit të pasurisë , integritetit dhe aftësisë profesionale.

“Në fund të afatit 30 ditor do të shohim nëse numri i të larguarve në këtë periudhë ka anomali në raport me atë që ka ndodhur në muajt e mëparshëm dhe atëherë mund të bëjmë një analizë se sa   ishte ndikimi I këtij ligji në dorëheqje”

Të parët që do i nënshtrohen procesit të vetingut në Policinë e Shtetit, do të jenë 300 oficerët me grada të larta. Më pas, ata me grada të mesme dhe në fund efektivët e nivelit zbatues.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...