×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Video/ Foshnja lind në lulishten e Durrësit, bari e pemët i bëhen 'shtëpi'

Diel, 22 Prill 2018 13:15

Mekja 15-vjeçare u bë nënë me djalë. Dhimbjet e lindjes e kapën në lulishten pranë pallatit të kulturës në Durrës. Në këtë lulishte, Mekja, bashkëshorti, motra e saj me katër fëmijë, nëna me fëmijë të vegjël po ashtu, e vëllezërit e saj, kanë mbi katër net e katër ditë që qëndrojnë këtu.

 

Këtu flenë, hanë, pijnë, lypin dhe po në lulishte kryejnë edhe nevojat fiziologjike.

 

Në qiell të hapur po qëndron edhe më i vogli i fisit Alushi, i cili pasi doli nga materniteti i Durrësit, si banesë të parë të tij njohu lulishten, ndërsa shtrat, barin e njomë të pranverës.

 

Mbi 30 veta të fisit Alushi që i përkasin komunitetit rom, pjesa më e madhe fëmijë të vegjël, mbërritën nga Kosova në Durrës. Ata kishin qëndruar disa muaj në Kosovë për të lypur, ndërsa me ngrohjen e motit u kthyen në Shqipëri.

 

Njëri prej djemve tha se banesat i kanë në fshatin Drizë të Fierit, por meqënëse nuk kanë as ujë as drita e asnjë kusht për të qëndruar në shtëpi, gjithë fisi lëviz nga një qytet në tjetrin dhe mbijetojnë vetëm duke lypur.

 

Çështja problematike qëndron te fëmijët sepse asnjë prej tyre nuk shkon në shkollë, as në ciklin para shkollor e as në atë të detyrueshëm.

 

Vajzat e këtij komuniteti martohen që 13 apo 14 vjeçe, dhe fëmijët i lindin nëpër lulishte dhe nuk kanë asnjë kusht për t’i rritur si fëmijët që kanë të drejtat e tyre.

 

Për më tepër që fëmijët e këtij komuniteti përdoren nga më të rriturit për vepra të ndryshme penale, duke rënë pre e trafikimit të tyre.

 

Asnjë përfaqësues i asnjë institucioni nuk i vizitoi gjatë këtyre ditëve që fisi Alushi me fëmijë nga 0 deri në 10 vjeç flejnë jashtë në lulishte, nëse kanë apo jo nevojë për ndonjë ndihmë, qoftë edhe ushqim./DurrësLajm.al/

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...