×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Arrestohet në Muriqan 26 vjeçari nga Shkodra, tentoi të kalonte drogë në kufi (emri)

Diel, 22 Prill 2018 17:18

Një 26- vjeçar shkodran i identifikuar si Pavlin Kacoli, banues në fshatin Ganjollë, ka tentuar të kalojë lëndë narkotike në Pikën Kufitare, por është arrestuar në flagrancë nga policia.

Arrestimi i tij u bë pasi është paraqitur për të dalë nga territori i Shqipërisë në drejtim të Malit të Zi nëpërmjet P. K. K. Muriqan, ku gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit Pavlin Kacoli, në një çantë shpine i janë gjetur tre pako të dyshuara lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe rezultuan me peshë 286.2 gram.

Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. Ç. 19 vjeç, banues në fshatin Juban, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” parashikuar nga neni 283/a/2/22 i Kodit Penal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...