Negociatat për Rrugën e Kombit, kuksianët kundër pagesës: Pranojmë vetëm tarifë zero

Hënë, 23 Prill 2018 18:57

Qeveria u ka premtuar banorëve të qarkut të Kukësit një tarifë preferenciale për qarkullimin në Rrugën e Kombit dhe për këtë zyrtarisht ka njoftuar vetem nisjen e negociatave me koncensionarin. Por një raportim se tarifa mund të vendoset në 1.5 euro për kalim, ka nxitur reagimet kundërshtuese në qarkun verilindor. Për banorët dhe të zgjedhurit lokale atje, asnjë tarife nuk është e pranueshme përveç lëvizjes falas në Rrugën e Kombit.

Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare, raportimi që tarifa për qarkullimin në Rrugën e Kombit mund të jetë 1.5 euro për kalim ka ringjallur reagimet kundërshtuese në Kukës.

"Taksa nuk duhet për asnjë qytetar të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës".

Qeveria u ka premtuar banorëve të qarkut një tarife preferenciale dhe është mjaftuar vetem me konfirmimin se ka nisur negociatat me koncensionarin.

Por për kuksianët, negociatat nuk vlejnë, pasi për ta e pranueshme do të ishte vetem tarifa zero.

"Taksa zero, nuk jemi dakord me këto që bën shteti, është vjedhje".

Banorë të qarkut të më varfër sipas të dhënave të INSTAT, shumica e kuksianëve rendisin pamundësinë ekonomike mes shumë arsyeve për të cilat kundërshtojnë pagesën të paktën në kushtet aktuale.

"Unë jam për zero se nuk kemi takat për më lart".

"Kur të përfundojë totalisht, atëherë të shohim dhe ne do të përpiqemi  me mundësitë, me kushtet, me çfarë kemi që t'ia paguajmë taksën" .

Më 31 mars, banorë të qarkut të Kukësit protestuan dhe dogjën traun e pagesës në Rrugën e Kombit, akt që çoi 23 persona në pranga, katër nga të cilët janë ende në qeli.

Në krye të nismave kundërshtuese qëndrojnë anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit, të cilët i cilësojnë provokim çdo tarifë për lëvizjen në Rrugën e Kombit.

Ibsen Elezi: Qeveria me mendjen e vet i pati bërë llogaritë edhe herën e parë me 5 euro, mund ti bëjë me 1.5, me 3. Qëndrimi ka qenë i prerë i të gjithë këshilltarëve, zero. Dhe nuk kanë për ta vënë dot taksën, thjesht këto janë provokime.

Ndërsa qeveria pritet në vijim të bëjë publike tarifën e re për banorët e qarkut të Kukësit, në Rrugën e Kombit të gjithë po qarkullojnë pa pagesë.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...