Ad imageAd image

Kur edhe fëmijët arratisen nga Shqipëria e Edi Ramës

1 min lexim
Kjo foto u bë virale në mediat e Britanisë së Madhe.

Ajo tregon një furgon të mbushur plot me emigrantë klandestinë, shumë prej tyre fëmijë.

Madje njëri është vetëm 1 vjeç.
 
 
 
14 emigrantët nga Shqipëria dhe Iraku, po futeshin në Britaninë e Madhe, kur u pikasën nga forcat e rendit.
 
 
Shoferi i furgonit, britaniku Trevor Saker, u dënua nga një gjykatë me 4 vite burg.

Emigrantët ishin marrë në Francë dhe po silleshin në Angli.

Ndani këtë artikull