Ad imageAd image

Lajm i fundit/ Trup i pajetë në oborrin e urgjencës në Durrës

1 min lexim

Një person i pajetë është gjetur në oborrin e urgjencës së spitalit të Durrësit.

Sakaq burime nga policia bëjnë me dije se i ndjeri është shtetasi me inicialet I.Sh. 54 vjec, i njohur nga banorët si endacak.

Por të njëjtat burime thonë se në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe nga veprimet e mëtejshme u konstatua se vdekja e 54-vjeçarit ka ardhur për shkaqe natyrale.

- reklamë -
Ad imageAd image

Materialet e rastit janë referuar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme. 

Ndani këtë artikull