Ad imageAd image

Të shtënat me armë drejt Top Channel, reagojnë SHBA dhe OSBE: Autorët të vendosen para drejtësisë!

1 min lexim

 

Ambasada e SHBA-ve ka reaguar për të shtënat me armë drejt Top Channel, mesnatën e të dielës. Si pasojë mbeti i vrarë roja.

“Ambasada e SHBA në Tiranë dënon ashpër sulmin vdekjeprurës në Top Channel dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së viktimës. I bëjmë thirrje organeve të rendit të kryejnë një hetim gjithëpërfshirës që do të sjellë para drejtësisë autorët”, thuhet në njoftim.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Sulmi është dënuar edhe nga OSBE, ndërsa kanë theksuar se një sulm kundër medias është një sulm kundër demokracisë.

“Dënojmë me forcë sulmin kriminal kundër Top Channel-it dhe shprehim tronditjen dhe ngushëllimet tona të ndjera për familjen dhe kolegët e punonjësit të sigurisë, z. Pal Kola, i cili humbi jetën në krye të detyrës, ndërsa ruante ndërtesën ku bëhet gazetari që i shërben informimit publik. Një sulm i tillë flagrant kundër medias është sulm flagrant kundër demokracisë. Prezenca e OSBE-së u bashkohet thirrjeve të zyrtarëve më të lartë të shtetit për një hetim të shpejtë e të plotë të incidentit dhe pret që autorët dhe motivet e plota të këtij sulmi të identifikohen dhe të vihen para drejtësisë”, shkruan OSBE.

Ndani këtë artikull