9 qershor 1973, u çel Muzeu Ateist në Shkodër

Diel, 10 June 2018 18:32

 

Nga Fritz RADOVANI

I vetmi muze në botë, i vetmi në shekullin 20, ishte në Shkodër

45 VJET janë ba nga dita e inaugurimit të Muzeut Ateist “I VETMI NĔ BOTĔ’ dhe, as sot nuk kemi një studim të plotë, që perveç ideatorëve të Byrosë Politike të PPSh, Populli Shqiptar nuk di as qellimin dhe as funksionin që ka krye ai muze antinjerzor dhe antikombtar, i hapun në qendren historike të Shqipnisë së Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.

Ai Muze Ateist u ndertue mbi gropat pa shenja dhe Emna të të vramëve dhe të mbytunve nga sigurimi i shtetit komunist, që ashtu si hapi atë “Muze I VETMI NË BOTË, ashtu edhe ka krye GJENOCIDIN KOMUNIST TË VETMIN NË BOTË!”

Ky Gjenocid antinjerzorë asht krye me mjetet ma të dhunshme dhe të mnershme kunder Klerit Katolik Shqiptar, që në këte 45 vjetor duhet të na rikujtojnë Martirët e Mëdhaj që dhane jeten e vet, per një Ideal Fetar dhe Atdhetar të pavdekshem dhe të Perjetshem:

Imzot Ernesto ÇOBA (1913 – 8 Janar 1980);  Don Zef BICI (1919 – 10 Maji 1968);

Don Mark DUSHI (1920 – 10 Maji 1968);       Don Marin SHKURTI (1933 – 1 Prill 1969);

Don Shtjefen KURTI(1898– 20 Shtator 1971); Don Anton DOÇI (1915 – 1973);

Don Mikel BELTOJA (1935 –10 Shkurt 1974);Don Prekë NIKÇI (1921 – 15 Mars 1974);

Don Mark HASI (1920 – 11 Shtator 1981);        Don Lazer JUBANI(1925 – 29 Korrik 1982);

Don Lec SAHATÇIJA (1906 – 4 Prill 1986);    Don Nikoll GJINI (1911 – 1987);

Imz. Lazer SHELDIJA(1928-10 Shtator 1988)  Don Pjeter GRUDA (1922 – 13 Janar 1989);

1944 – 1989 Gjenocidi ka vra dhe zhdukë 65 Klerikë Katolik në Shqipni.

Mbas 1967 të burgosun dhe të dënuem me shumë vite punë të randë, janë 23 Klerikë të besimit Katolik. Perjashtimi i Besimeve tjera nga ky “revolucion” barbar kishte qellim kryesor metoden e vjeter anadollake “Perçaj e sundo”! Pasojat vazhdojnë edhe sot nder të gjitha Trojet Shqiptare, tue fillue me Shtëpijat Muze të vjetra deri te ato të Atdhetarëve At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Osman Kazazi, Kulla e të Madhit Prekë Cali.

Muzeu Ateist nuk duhet shkatrrue asnjëherë! Aty duhet punue per me u ba një nga ma të mëdhajat Biblioteka të Shqipnisë, ku duhen ruejtë me kujdesin ma të madh të gjithë botimet e lbrave dhe revistave të “Realizmit Socialist” nga viti 1944 e deri tek botimi i Librit të fundit të kësaj epoke shkatrrimtare të Shqipnisë Europjane!

Aty duhen protokolue diskutimet e të gjithë “revolucionarëve të 1967” të cilët, nga viti 1944, nuk kanë pushue tue akuzue dhe shpifë per qytetarët, e madje, tue kerkue edhe pushkatimin e sa e sa vetve të pafajshem, që sigurimi kerkonte me i zhdukë edhe si fise.

Askush nuk asht burgosë e interrnue pa “deklarata fallco” nga dashakqijtë e paturp.

Askush nuk asht largue ose pushue nga puna pa shpifjen e një agjenti barbar!

Askujt nuk i asht kontrollue shtëpia dhe shtetizue pa aprovimin e kryesisë së lagjeve.

Askush nuk ka shkue agjent jashta shtetit pa u garantue kthimi i tij nga një komunist.

Askush nuk e tregon një vend pushkatimi pa aprovimin e degës së mbrendshme.

Askush nuk tregon vrasësit nder piramida dhe kush urdhnoi tek vendi ekzekutimit.

Askush nuk boton listat e diskutantëve në 1967 në Institutin Pedagogjik Shkoder.

Askush nuk tregon kush ua pergatiti diskutimet kunder klerikëve nder gjyqe...

Askush nuk tregon ideatorët e burgosjeve dhe interrnimeve apo nisjes nder male...

Askush nuk tregon kush vjedhi dhe po i perdorë punimet shkencore të të vramëve...

HAPNI DOSJET, MOS KINI FRIKË NGA TË VRAMIT DHE TË ZHDUKUNIT !

“Të gjallët vazhdojnë me hanger bar, por parimet nuk i shkelin...” Kjo asht porosia!

***

Revolucioni kultural dhe ideologjik i 1967 mbasi shkatrroi gjuhen dekompozoi njeriun!  

Mbas mbylljes perfundimtare të objekteve të Kultit, drejtuesi anadollak i “Revolucionit Kulturor të vitit 1967” skilja Ramiz Alia, krijoi në Shkoder një Komision me një nga besnikët e tij të njohun Jup Kastrati “Kryetar i komisionit perzgjedhjes leteraturës fetare kishtare”, i cili i ka sherbye deri në vdekje. Mbasi grumbulluen dhe seleksionuen të gjitha veprat letrare nga bibliotekat e institucioneve dhe ata personale, dorshkrimet dhe punimet me vlerë vazhdojnë me u botue edhe sot nga hajdutët “dr. Prof...”. Tepricat e materialeve u ekspozuen në “Muzeun Ateist”, të cilin unë nuk e kam pa asnjëherë dhe, as nuk kam punue kurrë aty, as kur pergatitej hapja e tij, ndonse agjentët e sigurimit dhe bijtë e tyne (që ua kalojnë per poshtersi e shpifje edhe baballarve e nanave të veta), deri pak vite perpara vazhdonin me më akuzue se kam punue si piktor aty. Nga piktorët e angazhuem me punue aty unë kam njoh disa, po as nuk dyshoj se shpifjet kanë dalë ose dalin prej tyne, mbasi ata më kanë shpreh keqardhje per foton e vllaut të arrestuem dhe të dënuem 10 vjet, që asht vendosë dikund me grupin e klerikëve. Vertetë që në vitin 1996 unë mora Dokumentin e Pastertisë së Figures sime, po ai Dokument duhet të fillojnë nga viti 1953, kur ishe trembdhjetë vjeç, dhe nuk kam pranue asnjëherë me i sherbye asnjë organi të sigurimit të shtetit, edhe pse kerkoi me më aktivizue sekretari i rinisë së shkollës Pedagogjike Jani Çomo me Emil Mborjen. Dy figura të njohuna terroriste.

Shteti Shqiptar asht i vetmi që vazhdon me nderue dhe dekorue shpifsa e terroristë, që nder dosjet e tyne vlon gjaku i të Pafajshemve, që me mënyra të ndryshme vazhdojnë me vuejtë, nuk i kanë kthye pronat, nuk i japin punë fëmijve, se nuk i GARANTON njeri!

Edhe kjo rrugë pa asnjë “Dritë në horizont”... Asht Ri-ngjallje ose Vazhdimsi!

Vrasësve tradhtarë të Popullit Shqiptar mos ju shlyftë kurrë Gjaku nga dyertë e tyne!  

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 20:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...