Shkurte Pal Vata (1952-1967) nga fshati Pec i Dukagjinit ishte vullnetare në hekurudhë kur e mbuloi një sasi dheu në sektorin e Dushkut të Lushnjës dhe vdiq më 2.11.1967 në spital. Me vendimin e jashtëzakonshëm (qarkullues) nr.155, datë 15.11.1967 Komiteti Qendror e pranoi pas vdekjes anëtare partie Shkurtën. Harrohej fakti se me vendimin nr.15, datë 20.1.1967, udhëzohej se pranimet në parti ishin individuale, pasi ishte mbushur mosha 18 vjeç. Kur donte, partia bënte çudira.