Në vitin 1983, në prag të kalimit si Hetuesi e Përgjithshme (organ civil), Drejtoria e Hetuesisë në MPB përbëhej prej 165 hetuesish, të gjithë oficerë. Prej tyre 6 ishin gra. Më shumë hetues kishte Rrethi Tiranë, 21. Pastaj vinte Durrësi me 12, Fieri me 11, Elbasani e Vlora me nga 10, etj. Rrethi i vetëm që kishte vetëm një hetues ishte Gramshi.