Ad imageAd image

Europol bllokon mediat që mbështesin ISIS

1 min lexim

Agjencia evropiane e policisë Europol, bëri të ditur ndërmarrjen e një operacioni ndërkombëtar, i cili i ka shkaktuar “goditje të madhe” propagandës së grupit militant Shtetit Islamik në internet.

 Shtetet e BE-së, të përfshira në operacionin e Europol-it që u zhvillua nga data 25 deri më 26 prill, kanë qenë: Belgjika, Bullgaria, Franca, Holanda, Rumania dhe Britania e Madhe.

Europol-i tha se ka konfiksuar prova digjitale dhe serverë dhe se xhihadistët e Shtetit Islamik tani mund të identifikohen.

- reklamë -
Ad imageAd image

Specialistë të kibernetikës në vende të ndryshme të Evropës, në Kanada dhe në Shtetet e Bashkuara kanë shënjestruar web-faqet e tij online, përfshirë agjencinë e lajmeve Amaq, e cila është parë si zëdhënëse kryesore e Shtetit Islamik.

Sipas Europol, të dhënat e marra pritet të ndihmojnë policinë që të identifikojë administratorët e mediave të Shtetit Islamik dhe “individë potencialisht të radikalizuar”.

Ndani këtë artikull