Ad imageAd image

Francë/çregullim në transportin publik,pas fillimit të grevës 38-ditëshe

2 min lexim

Franca është hasur sot me një problem të madh në transportin publik, pas një greve të thirrur nga operatori hekurudhor, SNCF, në shenjë proteste për planin e reformave të propozuar nga presidenti Emmanuel Macron dhe qeveria e tij.

Shërbimi higjienik dhe disa sektorë të energjetikës dhe të punësuarit në Air France, kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e tyre, në siç e quajtën, “vala më e madhe e pakënaqësisë prej kur Macron fitoi zgjedhjet vitin e kaluar”.

“Dyzet e tetë për qind të punonjësve në hekurudha, përfshirë 77 për qind të vozitësve, kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e tyre në protestat e sotme”, thuhet në njoftimin e SNCF-së.

- reklamë -
Ad imageAd image

Protesat e së martës, të cilave mediat u dhanë epitetin ‘e marta e zezë”, janë fillimi i një serie të protestave të cilat do të mbahen dy herë në javë, përfundimisht me datën 28 qershor, shkruan “AA”.

SNCF tha se orari i qarkullimit të trenave do të pësojë çrregullime dhe se vetëm njëri nga tre trenat që udhëtojnë në relacionin Francë-Gjermani dhe 75 për qind e trenave Eurostar, Paris-Londër do të jenë funksional.

Njëra nga reformat qeveritare përfshin pezullimin e statusit të veçantë të punonjësve hekurudhor e cila u garanton punë dhe pensionim të hershëm.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull