Situata është shumë serioze në Mesdheun Lindor, kur SHBA dhe Rusia kanë shkëmbyer kërcënime për luftë ndaj njëra-tjetrës gjatë ditëve të fundit ku presidenti Trump pritet të urdhërojë ndërmarrjen e një sulmi ndëshkues ndaj regjimit të Bashar al Asad për helmimin me gaz të civilëve në Douma.
Për të kryer këtë sulm, deri më tani në Mesdheun Lindor gjendet aeroplanmbajtësja "USS Harry Truman", e cila mban 90 avionë gjuajtës dhe bombardues si edhe helikopterë
Skuadra shoqëruese e saj përbëhet nga kruiezeri "USS Normandy", e cila është e specializuar për luftën në det, destrojerët "USS Jason Dunham" dhe "USS The Sullivans", "USS Alreight Burke","USS Donald Cook", "USS Farragut", "USS Forrest Sherman", "USS Butternut" të pajisur të gjithë me raketat e famshme "tomahaëk".
Gjithashtu, në zonë gjendet edhe një anije e Frances si edhe bazat e Britanisë së Madhe në Qipro me avionët "Tornado".
Më parë, presidenti Trump kishte paralajmëruar se do të ndëshkonin Asadin duke marrë përgjigjen nga Rusia se ata do të rrëzonin çdo raketë të nisur kundër ushtrisë së diktatorit sirian.