Mediet amerikane raportojnë se gjithçka është gati për luftën në Siri dhe se po pritet vetëm një "OK" nga Trump. Avionët luftarakë janë të vendosur në (baza ushtarake britanike në Qipro).
Britania e Madhe është shteti i parë që pritet t’i bëhet aleat Amerikës në sulmet në Siri, ndërsa edhe Franca është PRO ndërhyrjes.
Krerët ushtarakë e kanë njoftuar Trumpin se ushtria amerikane është tejet e përgatitur dhe se në çdo moment mund të nisë aeroplanët në Siri. Dilema më e madhe mbetet koha se kur Trump do të japë urdhrin për bombardime.
Për këtë, sot pritet që të vendoset pas takimit me Këshillin Kombëtar.
Të rejat e fundit nga SHBA-ja: Gati bombardimet në Siri, Britania s’e lë vetë