Detaje tronditëse nga rrëzimi i avionit grek, rritet tensioni me Turqinë

E Enjte, 12 Prill 2018 18:01

Ushtria helene është ngritur në këmbë pas rrëzimit të avionit luftarak “Mirage 2000-5” të flotës ajrore greke në Egje. Trupi i pilotit të zhdukur nuk është gjetur ende.

“Avionët po fliuturonin në 800-900 metër lartësi dhe kjo cilësohet problematike për pilotët që fluturojnë në Egje sepse avioni futet në një vorbull ajri të ngrohtë, një fenomen tipik për këtë det duke bërë që të humbasë ekuilibrin. Me shumë mundësi, piloti nuk ka mundur të reagojë në kohë për shkak të lartësisë së ulët”, raporton Zougla.gr.

Mediat turke nxituan të raportojnë se aksidenti nuk kishte të bënte me ndonjë sulm nga avionët apo anijet turke në zonë, ndërsa greket theksojnë faktin se avionët ishin shumë ulët dhe kjo mund të ketë sjellë aksidentin.

Aksidenti ndodhi në orën 12:15 me orën lokale, kur dy avionë ishin duke u përgatitur për t’u ulur në bazën e tyre në ishullin Skiros, kur papritur njëri prej tyre, pikërisht lideri i misionit u zhduk nga radarët duke rënë në det.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...