Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pakistan, ku një vajzë 26-vjeçare e cila ishte shtatzanë është qëlluar për vdekje nga një burrë i armatosur.
Samina Samoon, 24-vjeçare e njohur gjithashtu edhe si Samina Sindhu u qëllua gjatë një performance në një ceremoni në jug të provincës Sindh.
Televizioni ‘Geo’ në Pakistan ka raportuar se dikush i ka kërkuar që të kërcejë në vend që të këndojë ndërkohë që I hidhte para.
Një burrë i dehur pas tij, ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar pasi vajza ka vazhduar të këndojë.
E reja është dërguar menjëherë në spital por nuk ka mundur që t’ i shpëtojë plagëve të marra.
Burri i saj është shprehur për “ The Hindustan Times” se ajo ishte 6 muajshe shtatzënë.
Ai ka kërkuar që agresori të dënohet për dy krime, për vrasjen e gruas dhe të fëmijës.