Rrobat e reja, të blera në dyqan nuk janë aq të pastra sa mendoni.
Profesori I mikrobiologjisë dhe patologjisë në Universitetin e Neë York gjatë një interviste për Huffington Post tha se rrobat e reja mund të përmbajnë mikroorganizma fekal, norovirus dhe baktere të tjera, duke përfshirë strep dhe staph.
Ai u shpreh se sipas studimeve që ka kryer ka një numër shumë të lartë të këtyre bakterieve në veshjet që blejmë në dyqane, duke pasur parasysh se sa njerëz i provojnë ato.
“ Nuk janë katër ose pesë ose gjashtë vetë, janë dhjetra e dhjetra… nëse ajo veshje qëndron atje për një javë ose muaj,’’ u shpreh ai.
Njerëzit kryesisht përhapin microbe nga lëkura, nga frymëmarrja dhe anusi u shpreh ai, duke shtuar se edhe thjesht prekja e këtyre veshjeve mund të infektonte me mikrobe.
Gjithashtu shumë nga veshjet, janë lyer me agjentë kimikë të cilët irritojnë lëkurën.