×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Greqi/ Pranga shqiptarëve dhe grekut, tentuan të hiqnin dy herë qafe ortakun e tyre

Saturday, 14 Prill 2018 16:48

Një grek dhe dy shqiptarë janë arrestuar në ishullin e Rodosit, për një çështje tepër të veçantë.

Zougla.gr raporton se 33 vjeçari grek kishte inskenuar eliminimin e ortakut të tij shqiptar, me të cilin kishin së bashku një dyqan permanenti.

Me ndihmën e dy shqiptarëve që gjithashtu u arrestuan, fillimisht ortaku 27-vjeçar ishte qëlluar me armë zjarri. Kjo ndodhi më 15 janar të këtij viti, ndërsa 27-vjeçari ishte në makinën e tij, por nuk u lëndua.

Më pas tentuan t’i vinin në banesë një sasi droge dhe pjesë të një arme luftarake, me qëllim që ta penalizonin.

Gafa e tre autorëve të shantazhit ishte se i bënë telefonata kërcënuese 27-vjeçarit, në kohën që policia kishte filluar hetimet dhe kështu i vuri ata nën pranga.

Gjatë arrestimit, të tre ata, një grek dhe dy shqiptarë, nisën të tregonin detaje për aktet e tyre.

Nga kontrolli në banesat e të arrestuarve, policia sekuestroi në cilësinë e provës, një sasi kanabisi me peshë 504 gramë, 47,5 gramë kokainë, një pistoletë me fishekë, një autoveturë, një motoçikletë, 10 celularë, 2 tableta dhe një shumë parash prej 3000 eurosh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...