Ad imageAd image

Zjarri në Sidnei kërcënon shtëpitë

1 min lexim

Një zjarr shumë i madh ka zaptuar zonën jugore të Sidneit ku qindra zjarrfikës australianë po mundohen që ta shuajnë.

Shërbimi Zjarrfikës Rural i New South Wales tha se ishte i shqetësuar se flakët mund të përhapen me shpejtësi dhe kjo mund të ketë pasoja për njerëzit.

Shane Fitzsimmons tha se zjarri ka qenë “tejet agresiv” dhe mund jetë i rrezikshëm edhe për zonat e tjera. 

- reklamë -
Ad imageAd image

Afërsisht 70 zjarrfikëse janë dërguar në vendngjarje si dhe disa helikopter që po hedhin ujë për të shuar flakët.

Moti i kohëve të fundit në Australinë juglindore ka qenë jashtëzakonisht i nxehtë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull