Banorët e Brisbejnit në Australi janë tmerruar kur një aeroplan i Forcave Ajrore të Australisë fluturoi midis ndërtesave të qytetit.
Manovrimet e rrezikshme të aeroplanit në fakt ishin pjesë e një festivali të përvitshëm, por kjo gjë nuk i qetësoi qytetarët, të cilët madje njoftuan policinë.
Kjo pjesë e spektaklit u konsiderua e panevojshme dhe e rrezikshme. “Nëse do të gabonte në një nga ato manovra, këtu do të kishim një katastrofë”, tha njëri nga qytetarët.