Britania e Madhe dënon sulmet ndaj zonës së Idlibit në Siri

Saturday, 01 February 2020 08:40

LONDËR

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, lidhur me sulmet në Idlib tha se “Britania dënon shkeljen në mënyrë të përsëritur të ligjit ndërkombëtar humanitar”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria britanike bëri një deklaratë lidhur me sulmet e regjimit të Asadit të ndërmarra kundër Idlibit në Siri.

Në deklaratën rikujtohet se regjimi ditët e fundit ka marrë nën kontroll rajonin Maarat Al-Numan. “Sulmet ruse dhe të regjimit të cilat vazhdojnë që prej muajit prill kanë vrarë më shumë se 1.500 civilë dhe kanë zhvendosur qindra mijëra të tjerë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Britania u bashkohet thirrjeve në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për arritjen e një zgjidhjeje politike dhe ndalimin e menjëhershëm të armiqësive.

“Fushata e tmerrshme duke shënjestruar shkollat, spitalet dhe ekipet e ndërhyrjes së shpejtë vazhdon të detyrojë civilët të largohen. Britania dënon shkeljen në mënyrë të përsëritur të ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha ministri Raab.

Ai thekson se vetëm një zgjidhje politike në përputhje me rezolutat e OKB-së do të mund të sigurojë paqe të përhershme në Siri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...