Rusia burgos 7 aktivistë, opozita: Akuzat të trilluara, janë torturuar për të pranuar fajin

Hënë, 10 February 2020 15:49

Shtatë aktivistë rusë u dënuan të hënën me burgime të gjata, pasi u përballën me akuzat për terrorizëm. Gjykata në qytetin Penza i dënoi ata me 6 deri në 18 vjet burgim

Të dënuarit thuhet se i përkasin një grupi të njohur si Set. Autoritetet ruse thanë se ata kanë bërë komplot për të rrëzuar qeverinë. Sipas hetuesve, grupi planifikonte të organizonte një seri shpërthimesh në Rusi gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit më 2018.

Hetuesit thanë se qëllim i tyre ishte destabilizimi i situatës dhe “rebelimi i armatosur”. Por, kritikët dhe grupet e të drejtave të njeriut thanë se akuzat janë trilluar dhe se aktivistët janë torturuar për të pranuar fajin.

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, shkroi në një postim në Twitter se dënimet janë “të tmerrshme” dhe se grupi Set është një “organizatë fiktive terroriste”.
“Çdo ministër në Qeverinë ruse është dhjetë herë më shumë kriminel dhe kërcënim për shoqërinë sesa këta djem”, tha Navalny.

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International tha se akuzat janë sajuar në përpjekje për t’i heshtur aktivistët. Të dënuarit janë: Dmitry Pchelintsev, Ilya Shaursky, Andrei Chernov, Maksim Ivankin, Mikhail Kulov, Vasily Kuksov dhe Arman Sagynbaev. Ata janë arrestuar në tetor të vitit 2017.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

Politikë

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

  Nga Basir Çollaku Sipas vendimit të Plenumit të Gjykatës së Lartë të vitit 1979... shkruhet në vendime sot.. Kapja e drejtësisë, indoktriminimi i saj ideologjik, kthimi pas në referenca të shkruara të...

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...