Pritet firma e Donald Trump, SHBA do të japë 8.3 miliardë dollarë për të luftuar koronavirusin

E Enjte, 05 Mars 2020 14:57

Senati amerikan pritet të miratojë të enjten (sot) projektligjin emergjent për 8.3 miliardë dollarë për të luftuar virusin COVID-19, ndërsa pritet nënshkrimi i menjëhershëm në ligj nga Presidenti Donald Trump. Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi të mërkurën projektligjin në fjalë. Fondi i emergjencës vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara po njoftojnë viktimën e 11 të shkaktuar nga virusi vdekjeprurës, një burrë i moshuar pranë Sakramentos në Kaliforni.

Rasti i vdekjes në Kaliforni bëri që guvernatori Gavin Newsom të deklaronte gjendjen e jashtëzakonshme në atë shtet si rezultat i mundësisë së përhapjes së virusit.

Vdekja e fundit u njoftua vetëm disa orë pasi ndërroi jetë personi i dhjetë nga koronavirusi në shtetin Uashington, ku kanë ndodhur të gjitha rastet e vdekjeve deri tani. Jeff Dunchin është zyrtar i shëndetësisë në kontenë King në Siatëll të shtetit Uashington.

“E kuptojmë stresin që sjell kjo situatë kaq e pasigurt. Ka shumë gjëra që janë të panjohura për ne dhe nuk i kuptojmë për këtë virus. Se si po shpërndahet, efektet që shkakton sëmundja dhe si transmetohet. Por po bëjmë më të mirën për të ofruar këshilla për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e komunitetit tonë dhe të personelit mjekësor që po kujdesen për pjestarët e komunitetit tonë.

Shumë prej viktimave ishin të moshuar dhe jetonin në azilin e pleqve. Ekspertë të shëndetësisë thonë se të moshuarit janë kryesisht më të rrezikuarit.Shteti i Uashingtonit dhe ai i Floridës po ashtu kanë deklaruar gjendjen e emergjencës si rezultat i virusit.

Sipas njoftimeve të një dite më parë nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve CDC, në Shtetet e Bashkuara raportohet për 80 raste me të infektuar nga COVID-19 në 13 shtete. CDC njofton se 24 raste janë të lidhura me udhëtimet ndërsa në 16 raste virusi është transmetuar nga një person tek tjetri.

Italia, vendi i goditur më rëndë në Evropë ka mbyllur shkollat dhe universitetet në përpjekje për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Autoritetet në Zvicër thonë se një grua 74 vjeçare, e infektuar nga virusi ka ndërruar jetë, duke u bërë rasti i parë i konfirmuar i vdekjes në atë vend. Deri mesditën e së mërkurës, Zvicra kishte 58 raste të konfirmuara të individëve të infektuar.

Kryeministri japonez Shinzo Abe thotë se vendi i tij do të vërë në karantinë 14 ditore të gjithë udhëtarët që vijnë nga Kina dhe Koreja e Jugut, ndërsa ai vend konfirmon për mbi 1 mijë raste të infektuarish./VOA

Modifikuar më E Enjte, 05 Mars 2020 14:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...