Vdes De Cuellar, ish-kreu i OKB-së që vizitoi Shqipërinë në 1990

E Enjte, 05 Mars 2020 19:14

Vdiq në moshën 100-vjeçare Javier Perez de Cuellar, diplomati peruan që ndërmjetësoi shumë marrëveshje paqeje në botë gjatë mandatit të tij si sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në vitet 1980 dhe 90.

Ai do të mbahet mend gjithashtu për vizitën që bëri në Shqipëri në maj të vitit 1990, kur vendi ende nuk kishte dalë nga izolimi komunist. Në atë kohë, ai ishte zyrtari i parë i lartë i huaj që vizitonte Shqipërinë prej disa dekadash.

Gjatë vizitës, Perez de Cuellar kritikoi sistemin një partiak të Shqipërisë ndërkohë që udhëheqësit e atëhershëm komunistë nuk e lejonin krijimin e partive opozitare.

Nën trysninë e zotit De Cuellar dhe atë ndërkombëtare, udhëheqësit e Shqipërisë më në fund premtuan lirimin e të burgosurve politikë dhe rihapjen e objekteve të kultit që kishin qëndruar të mbyllura nën regjimin komunist.

De Cuellar, i lindur në Peru, u zgjodh në krye të OKB-së në vitin 1981 dhe ishte latinoamerikani i parë që drejtonte organizatën botërore.

Ai ndërmjetësoi për zgjidhjen e konflikteve në Kamboxhia, Nikaragua si dhe atë në El Salvador, deri në ditën e tij të fundit në detyrë më 31 dhjetor 1991.

Sekretari i Përgjithshëm aktual i OKB-së Antonio Guterres vlerësoi paraardhësin e tij si "një burrë shteti i suksesshëm, diplomat i përkushtuar dhe një frymëzim për atë vetë.” De Cuellar, tha ai lë pas një ndikim të thellë në Kombet e Bashkuara dhe në botë.

Modifikuar më E Enjte, 05 Mars 2020 19:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...