Vazhdojnë tensionet e larta mes Greqisë dhe Turqisë/ Mediat zbardhin planin: Ja cilët ishuj bien të parët

E Enjte, 13 August 2020 16:48

 

Prej disa ditësh, grupi i anijeve të kërkimit të Turqisë të udhëhequra nga “Oruç Reis” është duke lundruar në zonën e kontestuar detare mes Greqisë dhe Turqisë duke bërë që në rajon të mblidhen një numër i madh anijesh ushtarake të të dy shteteve

Duket që tensioni sa vjen dhe shtohet mes Turqisë dhe Greqisë me rikthimin gjatë mëngjesit të sotëm në Zonën Ekskluzive Ekonomike të pretenduar nga grekët të anijes turke të kërkimit Oruç Reis.
Ndërkohë, gazeta proqeveritare turke “Yeni Safak” ka patur në faqen e saj të parë sot një shkrim në lidhje me ishujt grekë në kufi me Turqinë, të cilët sipas saj janë të mbushura me baza ushtarake, armatime dhe ushtarë në kundërshtim me marrëveshjen e Lozanës.

Sipas medias turke, ishujt Mitilini, Lemnos, Chios, Kos dhe Rodos duhej të ishin të demilitarizuar, por Greqia i ka mbushur ato me baza ushtarake duke shkelur konventat ndërkombëtare. Në rast lufte sipas medias turke, duke qenë se janë baza ushtarake, këto ishuj janë objektivat e parë të ushtrisë turke.

“Greqia vijon piraterinë me ishujt në Egje. Kur u nënshkrua marrëveshja e Lozanës, shumë ishuj nuk i kaluan Greqisë, por me kalimin e kohës ajo vendosi atje banorë dhe ushtri”, shkruan media turke.

Një deklaratë e tillë ka bërë bujë në mediat greke, kur “Protothema” i referohet me argumentin se ishujt në fjalë janë objektivat e parë të Turqisë në rast të një lufte me Turqinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

Politikë

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

  Nga Basir Çollaku Sipas vendimit të Plenumit të Gjykatës së Lartë të vitit 1979... shkruhet në vendime sot.. Kapja e drejtësisë, indoktriminimi i saj ideologjik, kthimi pas në referenca të shkruara të...

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...