Ad imageAd image

Rusia akuza Britanisë për keqinformim të publikut

1 min lexim

Vazhdojnë përplasjet mes Britanisë dhe Rusisë.

Diplomati i lartë rus, Sergey Lavrov, akuzon perëndimin për keqinformim të publikut dhe për përhapje gënjeshtrash. Lavrov pohon se tashmë ka diskutime nëse situata aktuale mes saj dhe perëndimit është më e keqe se ajo e periudhës klasike të Luftës së Ftohtë, pasi sipas tij atëherë të paktën ka pasur rregulla.

Jo më larg se dje Sekretari i Mbrojtjes në Britani, Gavin Williamson,  u shpreh se Vladimir Putin mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore.

- reklamë -
Ad imageAd image

Këto përplasje vijnë në kohën kur Britania ka akuzuar Rusinë për helmimin e ish agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij. Ndërkohë që Rusia nga ana e vet ka mohuar të gjitha akuzat për helmimin e ish agjentit.

 

Ndani këtë artikull