Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka paralajmëruar vendet perëndimore se lufta do të vazhdojë për një kohë të gjatë.
Pas takimit me presidentin e SHBA-së Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, ditën e djeshme, Stoltenberg tha se NATO duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në atë që po shndërrohet në një konflikt të gjatë.
"Duhet të jemi të prgatitur për një kohë të gjatë, sepse ajo që shohim është një luftë e shndërruar në një luftë shkatërrimi me ukrainas që po paguajnë shtrenjtë për mbrojtjen e vendit të tyre dhe me Rusinë që po regjuistron shifra të larta të vrarësh," tha ai.
Stoltenberg shprehet se kjo luftë ka gjasa të përfundojë në tavolinën e negociatave. Sipas tij vendet perëndimore duhet t'i mbështesin të dy vendet në tryezën e negocatave, pasi ajo lidhet ngushtë me atë që po ndodh në fushëbetejë.
"Kjo është e vetmja mënyrë që të dy palët të arrijnë një rezultat të kënaqshëm për këtë konflikt," shtoji ndër të tjera Stoltenberg