Ditën e sotme ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov kishte planifikuar të vizitonte Serbinë, por fluturimi i tij është anuluar.
Njoftimi është dhënë nga ministria e jashtme ruse.
Vizita e tij u anula pas vendimit që Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ndaluan transitin në hapësirën e tyre ajrore për fluturimin e eksponentit të Kremlinit për në Beograd.
Më herët presidenti serb Aleksandër Vuçiç paralajmëroi vështirësitë për vizitën e Lavrov.
“Është e mundur që gjithçka të jetë mirë, dhe ka mundësi që të mos jetë. A është gjithçka e planifikua? Gjithçka është e planifikuar’ u shpreh Vuçiç ditën e djeshme