Dy agjentë të Shërbimit Sekret janë gati të dëshmojmë para Kongresit Amerikan se ish-presidenti Donald Trump nuk i ka sulmuar ata dhe nuk ka tentuar që të kapë timonin në përpjekje për të shkuar në Kapitol gjatë trazirave të 6 janarit.
Kështu bëri një burim pranë Shërbimeve Sekretare për Fox News.
Akuzat e forta u bënë të martën nga Cassidy Hutchinson, një ish-ndihmëse e shefit të kabinetit të Donald Trump. Në seancën e dëshmive në Kongres, ajo tha se Trump ishte i zemëruar dhe se kishte tentuar që të kapte timonin e fuoristradës duke sulmuar agjentët e Shërbimit Sekret.
“Unë jam presidenti... më dërgoni në Kapitol,” dëshmoi Hutchinson kundër Trump, duke thënë se këto gjëra i kishte dëgjuar nga shefi i kabinetit, Mark Meadows.
“Presidenti u zgjat drejt timonit, por agjenti Bobby Engel i kapi krahun dhe i tha: “Zotëri, hiqi duart nga timoni. Do të shkojmë në Shtëpinë e Bardhë, jo në Kapitol”, dëshmoi ajo.
Por vetë Engel dhe shoferi i fuoristradës janë gati të dëshmojnë për të kundërtën në Kongres në Komisionin Hetimor për ngjarjet e 6 janarit