DW: Gjermania mund të vendoset para një sprove të skajshme! Kancelari Scholz përgatiti qytetarët për…

Diel, 10 July 2022 11:21

 

Frika për ndërprerjen e plotë të gazit nga Rusia ka përfshirë Gjermaninë. Kancelari Scholz pret që masat kundër krizës së furnizimit të zgjasin me vite, kurse ministri i Ekonomisë Habeck flet për sprovë të skajshme.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është i mendimit, se masat kundër ngushticave të furnizimit me gaz do të jenë të nevojshme përtej dimrit që vjen. Në një mesazh me video politikani i SPD-së u shpreh se “këto ditë na preokupon siguria e furnizimit me energji. Kjo do të na preokupojë ende në javët e ardhshme, muajt dhe vitet e ardhshme.”

Ky nuk është paralajmërimi i parë i kancelarit gjerman këtë javë.Të hënën e kaluar Olaf Scholz i përgatiti gjermanët për një krizë të zgjatur me çmime të larta. Në videomesazhin e fundjavës ai theksoi se qeveria gjermane brenda një kohe shumë të shkurtër ka marrë shumë vendim,e që Gjermania të jetë e përgatitur mirë. “Ne po ndërtojmë përçues, terminale të gazit të lëngshëm. Ne kujdesemi që depot e gazit të mbushen. Ne kujdesemi që të përdoren centralet e qymyrit, që të kursejmë gazin.”

 

Por sipas Scholz në plan afatgjatë bëhet fjalë që të pavarësohemi nga importimi i naftës, qymyrit dhe gazit dhe të zgjerojmë energjitë e rigjenrueshme. Këtë po e bëjmë me shumë ligje, që janë miratuar këtë javë”, tha kancelari gjerman, duke shtuar, se kjo po bëhet me një temp të tillë kohor, “të cilin Gjermania nuk e ka njohur më parë dhe kjo është e nevojshme.”

 

“Makth politik”

Nga një “skenar makthi politik” paralajmëron ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck para kërcënimit për ndërprerjen e plotë të gazit nga Rusia. Për këtë skenar bëhet fjalë, kur shteti në rast akut krize duhet të komandojë ndarjen e gazit, tha Habeck për Deutschlandfunk. Nuk kam iluzione, ka thënë politikani i gjelbër, se çfarë do të thotë ndodhë. “Kjo do ta vendosë Gjermaninë para një sprove të skajshme, që në këtë formë nuk e kemi pasur prej kohësh.” Një situatë e tillë mund të mënjanohet, nëse kursejmë gaz, ka thënë Habeck. Një ndërprerje e menjëhershme e gazit do ta “çonte në limit solidaritetin shoqëror. Ministri gjerman i Ekonomisë ka thënë, se sipas normës europiane “më së fundmi” ndërhyhet në përdorimin privat të gazit, tek infrastruktura kritike si spitalet dhe qendrat e kujdesit për të moshuarit.”

Robert Habeck

Edhe kreu i Agjencisë Federale të Rrjetit, Klaus Müller i trembet një “varfërie të gazit” dhe i përgatit qytetarët për një krizë të zgjatur. “Edhe nëse nuk do të kemi emergjencë të gazit, ai do të mbetet i shtrenjtë”, ka thënë Müller për revistën “Focus”. Ende pasojat e ngushticave të furnizimit me gaz nuk kanë mbërritur tek konsumatorët. Sipas Müller “për një familje kjo do të thotë 2000-3000 euro më shumë në vit.”/DW/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...