Dënimi i Hamid Noury-t, një prej autorëve të përfshirë në gjenocidin në vitin 1988, nga gjyqësori suedez

Premte, 15 July 2022 14:55


Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), përshëndeti dënimin me burgim të përjetshëm të Hamid Noury, një prej autorëve të përfshirë në gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në vitin 1988, nga gjyqësori suedez dhe e quajti atë një hap të parë në rrugën e drejtësisë .


Ajo shtoi se drejtësia gjithëpërfshirëse, natyrisht, do të arrihet kur autorët kryesorë të krimit, veçanërisht Ali Khamenei dhe Ebrahim Raisi, dhe autorë të tjerë, të gjykohen në gjykatat e një Irani të lirë ose në gjykatat ndërkombëtare.

Në 92 seanca, një pjesë e seancave u zhvilluan në gjykatën e Durrësit në Shqipëri, gjykata suedeze trajtoi një sërë ngjarjesh vetëm në një burg (Gohardasht) nga më shumë se 100 burgje ku u krye masakra. Dosjet mbi masakrën në Evin dhe krimin e madh që ndodhi në më shumë se 100 qytete, dhe mbi veprimet heroike të grave të lidhura me Organizatën e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) në masakrën e vitit 1988 dhe krimet e xhelatëve kundër atyre duhet të hapen.

Rajavi shtoi se fushata e gjerë ligjore, politike dhe informative e Rezistencës Iraniane në 33 muajt e fundit dhe vendimi i dhënë nga gjykata mposhti komplotin e Ministrisë së Inteligjencës dhe agjentët e saj për të devijuar Lëvizjen e Drejtësisë kundër MEK. Dëshmitë e forta dhe dokumentet bindëse të dëshmitarëve dhe paditësve, veçanërisht në Ashraf 3 – Shqipëri, luajtën një rol vendimtar në vërtetimin e fajit të Noury-t dhe e penguan atë të shmangte drejtësinë. Në fakt, gjykimi do të kishte dalë ndryshe nëse disa nga seancat gjyqësore nuk do të zhvilloheshin në Shqipëri.

Rajavi theksoi se ndjekja penale e Khameneit dhe Raisit tani është më e domosdoshme se kurrë. Përballë pengmarrjes dhe shantazhit të regjimit dhe për të shmangur vetë kurthin në të cilin ra qeveria belge, qeveria suedeze duhet të urdhërojë menjëherë ndjekjen penale të Raisit, si xhelati i vitit 1988, për gjenocid dhe krim kundër njerëzimit. Më shumë se 1000 të burgosur politikë të torturuar nga regjimi i Khomeinit, më shumë se 900 prej të cilëve janë në Shqipëri, janë gati të bëjnë ankesa.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...