Ukraina ka refuzuar të njohë Kosovë, por mesa duket vendi i cili po përballen me luftën ruse, ka ndryshuar qëndrim. Një deputet ukrainas në një reagim në rrjete sociale ka njoftuar se ka dorëzuar në Parlament një projektligj për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Për këtë vendim ka reaguar edhe ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, ndërsa shprehet se tashmë populli ukrainas e di se kush janë miqtë e vërtetë, pasi gjithmonë ruante lidhjet miqësore me serbët.
“Iniciativë e rëndësishme nga deputetët ukrainas, duke bërë thirrje për njohjen e Kosovës. Prej vitesh, Ukraina ka refuzuar të njohë Kosovën, duke ruajtur lidhje miqësore me Serbinë. Pas pushtimit gjenocidal rus, Ukraina e di se cilët janë miqtë e vërtetë. Sigurisht që jo apologjetët e Putinit”, ka shkruar Selimi.