Nga Steve Rosenberg, BBC
Mikhail Gorbachev kishte nisur të modernizonte Bashkimin Sovjetik. Në kohën kur ai la detyrën, vendi nuk ekzistonte.
Ai do të mbahet mend nga shumë në Rusi si lideri që humbi një perandori.
E megjithatë ishte Gorbachev që u dha kaq shumë njerëzve në vendin e tij shijen e parë të lirisë.
Ai ishte personazh i rëndësishëm në përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe punoi me presidentin e SHBA, Ronald Reagan për të ulur arsenalet bërthamore.
Reformat e tij në vend frymëzuan miliona në Europën Qendrore dhe Lindore. Ata filluan të kërkojnë liritë e tyre nga Moska.
Regjimet komuniste ranë, ndërsa Muri i Berlinit, simboli më i fuqishëm i Perdes së Hekurt, u shemb.
Por shumë nga ato që ndryshoi Gorbachev, nuk zgjatën. Në Rusinë e sotme, liritë demokratike po gërryhen dhe konfrontimi Lindje-Perëndim është rikthyer.