‘FBI, përbindëshi i kontrolluar nga demokratët’, Trump: Biden armik i shtetit

Diel, 04 September 2022 10:23

 

Donald Trump e ka quajtur presidentin Joe Biden një armik të shtetit në tubimin e tij të parë që pas sekuestrimit të dokumenteve të klasifikuara kur FBI kontrolloi në rezidencën e tij në Mar-a-Lago në Florida. Ish-presidenti e konsideroi fjalimin e Biden në Filadelfia si më përçarësin të mbajtur ndonjëherë nga një president i SHBA.

‘Fjalimi që mbajti në Filadelfia ishte plot urrejtje dhe zemërim, ishte fjalimi më përçarës i mbajtur nga një president, i cili përçmoi 70 milionë votues. Ne do t’i japim fund karrierave politike të Nancy Pelosi dhe Joe Biden,’ tha ai.

 

Duke folur me mijëra mbështetës në Wilkes-Barre, në Pensilvani, ish-presidenti akuzoi zotin Biden se kishte nxitur FBI-në kundër tij.

 

‘Bastisja ishte një nga abuzimet më tronditëse të pushtetit nga çdo administratë në historinë amerikane’, tha Trump.

 

‘FBI është bërë një përbindësh i egër i kontrolluar nga e majta demokratike dhe nga media, por nuk do të hesht’, tha Trump.

Ish-presidenti sulmoi Byronë dhe Departamentin e Drejtësisë për kontrollin e vilës së tij në Mar-a-Lago që çoi në sekuestrimin e dokumenteve të klasifikuara.

‘Është e njëjta FBI që nuk e ndoqi penalisht Hillary Clinton-in për Emailgate’, tha ai, duke iu referuar serverit privat të përdorur nga sekretarja e atëhershme e shtetit dhe mijëra e-maileve që ajo fshiu.

‘Ata postuan foto duke lënë të kuptohet se ato dokumente i kisha shpërndarë në dysheme. Ata janë vërtet njerëz të pandershëm’, vazhdoi ai.

Më tej Trump shtoi se: ‘Ata donin të dërgonin në burg djalin tim Donald Jr., duke e akuzuar atë për gjërat që ata shpikën, duke shpikur një histori krejtësisht të sajuar, një mashtrim, në të cilën thanë Rusia, Rusia, Rusia ‘. Donald Trump denoncoi ‘politizimin’ e hetimit për Russiagate, sipas mendimit të tij të nxitur nga demokratët.

Ai ndodhej në shtetin e Pensilvanisë për të promovuar dy kandidatë republikanë. Dr Mehmet Oz po kandidon për Senatin e SHBA dhe senatori i shtetit Doug Mastriano është në garë për t’u bërë guvernatori i ardhshëm i Pensilvanisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...