Udhëheqësja e partisë "Vëllezërit e Italisë" Giorgia Meloni ka shpallur fitoren në zgjedhjet e Italisë dhe është në rrugën e duhur për t'u bërë kryeministrja e parë femër në vend, njofton BBC.
Zonja Meloni pritet gjerësisht të formojë qeverinë më të djathtë të Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Duke folur pas votimit, zonja Meloni tha se partia e saj Vëllezërit e Italisë do të "qeveriste për të gjithë" dhe nuk do të tradhtonte besimin e njerëzve
Suksesi i partisë së saj në votim maskoi faktin se aleatët e saj performuan dobët, me partinë e Salvinit që ra nën 9%, dhe Forza Italia edhe më poshtë.
Vendimi se kush do të bëhet lideri i ardhshëm i Italisë i takon presidentit Sergio Mattarella dhe kjo do të kërkojë kohë.