Nga Nicholas Farrell, SPECTATOR
Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Itali, Bashkimi Evropian bëri një paralajmërim, duke bërë të qartë se ishte i gatshëm të vepronte.
Giorgia Meloni, udhëheqëse e partisë Fratelli d’Italia, pritet të bëhet kryeministre e qeverisë së koalicionit të djathtë. Në një ceremoni në universitetin Princeton, Ursula Von der Leyen, presidente e BE, tha se është duke vëzhguar. “Nëse gjërat shkojnë në drejtimin e vështirë, siç kam folur për Hungarinë e Poloninë, ne i kemi mjetet”, tha.
Pra e pazgjedhura zonja Von der Leyen po flet se çfarë mund të bëjë nëse përballet me zgjedhjen e Melonit dhe në bërjen “e vështirë” të gjërave. “Mjetet” të cilave ajo iu referohet janë ato të përdorura për mbajtjen e fondeve për Hungarinë e Poloninë për shkelje të atyre që Gjykata Evropiane e Drejtësisë i përshkruan si “vlera të përbashkëta si shteti ligjor dhe solidariteti”, kryesisht për sa i përket gjyqësorit e medias. Që një Komision i pazgjedhur i Bashkimit Evropian të ndëshkojë qeveria të zgjedhura në mënyrë demokratike në Hungari e Poloni për mosruajtje të vlerave të përbashkëta është e jashtëzakonshme. Që të kërcënojë të bëjë të njëjtën gjë me Italinë nëse Meloni zgjidhet e nuk sillet mirë është indinjuese.
Një sjellje e tillë nga BE nuk është surprizë. Ajo reflekton opinionin që Establishmenti Evropian ka për Melonin – “trashëgimtare e Musolinit” – i cili e etiketon si të të djathtës ekstreme apo post-fashiste. Ajo nuk është asnjë nga të dyja. Fitorja e saj është triumf jo për diktaturën, por për demokracinë. Ajo do të jetë kryeministrja e parë e zgjedhur e Italisë në 14 vjet, pas gjashtë kryeministrave të pazgjedhur radhazi. Do të jetë edhe gruaja e parë në këtë post. Kjo pa diskutim që është diçka për t’u mirëpritur në një vend që shpesh quhet zemra që rreh e Evropës.
Ajo do të udhëheqë një koalicion qeveritar që italianë e quajnë “centrodestra” (e djathta e qendrës). Jo e djathtë ekstreme. Dhe nëse ky koalicion merr mjaftueshëm vota për të formuar qeverinë ai do të arrijë atë që asnjë parti apo koalicion nuk ka arritur në Itali që nga fitorja e koalicionit të djathtë të Berlusconit më 2008.
Asnjë nga gjashtë kryeministrat që nga dorëheqja e Berlusconit më 2011 nuk ka qenë lider i një partie apo koalicioni që ka marrë shumicën e votave në zgjedhje parlamentare. Katër madje as nuk ishin deputetë të zgjedhur kur u emëruan kryeministra.
Edhe sikur të gjitha partitë dhe koalicionet e majta të arrijnë ta gëlltisin urrejtjen për njëri-tjetrin për të formuar një aleancë për të ndaluar Melonin, ata nuk do të kishin mjaftueshëm vende në parlament.
Media italiane, e cila kryesisht pritet nga e majta, zakonisht e quan Melonin, partinë e saj dhe koalicionin e saj centrodestra më tepër se “destra” (e djathtë), një fjalë që zakonisht italianët e përdorin për ekstremistët e vërtetë. Kjo duhet të mjaftojë për ta bërë botën e jashtme të mendohet dy herë para se ta përshkruajë Melonin si pasardhëse të Mussolinit. Kjo nuk do të thotë se media italiane e preferon, shumica jo. Por janë të detyruar të jenë saktë, duke ditur që lexuesit shohin e dëgjojnë çdo ditë atë që Meloni dhe FDI bëjnë e thonë. Italianët e dinë nga përvoja kush është e kush nuk është fashist.
Ata që përpiqen t’i ngjitin fjalën fashiste tregojnë një numër gjërash, prej të cilave vetëm njërën shoh si shumë pak bindëse. Si adoleshente, Meloni, që tani është 45 vjeç, u anëtarësua në partinë neofashiste Movimento Sociale Italiano (MSI) e cila në atë kohë kishte hequr dora nga diktatura dhe anti-semitizmi. Dy vjet më pas, më 1994, u shndërrua në Alleanza Nazionale (AN) e cila hoqi dorë nga fashizmi. Por Fratelli d’Italia që ajo bashkë-themeloi më 2012 dhe emri i së cilës është titulli i himnit kombëtar të Italisë ka ruajtur – ashtu si dhe AN dikur – flakën trengjyrëshe që ka qenë logo e MSI. Shumë e shohin si provë që Melonhi refuzon të heqë dorë nga fashizmi. Por ajo thotë që flaka është simbol i udhëtimit të së djathtës italiane të pasluftës e cila ka ekzistuar para fashizmit.
Meloni identifikohet si konservative dhe gjen frymëzim jo te Benito Mussolini, por te konservativë anglezë të shkollës së vjetër, të tillë si Sir Roger Scruton e JRR Tolkien. Në mitingun e fundit elektoral në Piazza del Popolo në Romë të enjten, aktori që e prezantoi në skenë para fjalimit të saj parafrazoi atë që Aragorn iu tha burrave të perëndimit para betejës së Morannonit në filmin Zoti i Unazave: “Dita e disfatës mund të vijë, por jo sot! Sot ne do të luftojmë”.
Meloni nuk ka mbaruar universitetin dhe flet me një theks të fortë roman, çka e bën ekuivalentin italian të londinezit. Ndaj është e çuditshme ta dëgjosh të krahasohet me Thatcher. Kjo është e vërtetë për sa i përket karakterit të fortë, por jo politikës. Ajo është më tepër si një konservative e shkollës së vjetër që është shpesh është paternaliste në gjuhën e saj, duke argumentuar se shteti shpeshherë duhet t’i mbrojë vendet e komunitetet nga tregu i lirë.
Ndërsa Berlusconi e Salvini kanë qenë në telashe për simpatinë për Putin, Meloni përkrah hapur armatimin e Ukrainës nga NATO. A do të munden partnerët në koalicion ta largojnë nga kjo rrugë duke ditur edhe që më tepër se gjysma e italianëve janë kundër dërgimit të armëve në Ukrainë? Ajo më ka thënë se në marrëveshjen e koalicionit që bëri me Salvinin e Berlusconin në fillim të fushatës e vuri si kusht përkrahjen për armatimin e Ukrainës nga NATO.
Konservative e patundur për çështjet sociale, ajo është kundër adoptimeve nga çiftet gay (por jo kundër bashkimit civil gay të njohur ligjërisht). Folëse e pasionuar dhe efektive në publik, ajo ngriti zërin gjatë një mitingu në Romë më 2019: “Duan të na quajnë prindi 1, prindi 2, gjinia LGBT, qytetari X, me numra kodesh. Por ne nuk jemi numra kodesh... dhe ne do ta mbrojmë identitetin tonë. Unë jam Giorgia. Unë jam grua. Unë jam nënë. Unë jam italiane, jam kristiane. Këtë nuk do të ma hiqni dot kurrë!”
Këto fjalë që përmbledhin në mënyrë brilante politikën e saj u shndërrua në një këngë pop nga dy DJ që shpresonin ta bënin objekt talljesh. Përkundrazi, kënga pati një sukses të madh që e bëri atë më tepër, jo më pak, popullore. Ajo përdori fjalët “Unë jam Giorgia” si titull i autobiografisë së botuar më 2021 dhe tashmë është në botimin e 15-të. Që kur shprehur synimin për t’u bërë kryeministre ka qenë nën vëzhgim të madh demokratik teksa italianët përgatiteshin të jepnin verdiktin.
Vetë Meloni, euroskeptike që një herë bëri thirrje që Italia të braktiste euron dhe që beson se BE duhet të “më pak mirë”, nuk i është përgjigjur Von der Leyenit, duke vënë në dukje se Komisioni ka bërë tashmë prapakthehu për komentet e saj, duke deklaruar se do të punojë me çdo qeveri. “Kur përzihesh me demokracinë e një vendi anëtar vetëm sa dëmton besueshmërinë e Komisionit. Unë këshilloj për maturi”, tha Meloni.
Von der Leyen do të bënte mirë ta dëgjonte këshillën e Melonit dhe të modelonte gjuhën: italianët kanë duruar boll me qeverisjen nga teknokratë të pazgjedhur miqësorë me BE, si Mario Draghi, dhe kanë votuar për të zgjedhur gruan e parë që do t’i udhëheqë. Të tilla akte demokracie mbase nuk pëlqehen në Bruksel, por Von der Leyen duhet të mësohet. Të tjera do të pasojnë.