Kthimi prekës i Maya Regev te familja e saj pasi u lirua nga Hamasi

Hënë, 27 November 2023 12:44

Maya Regev është bashkuar me familjen e saj pasi u mor peng nga Hamasi në festivalin muzikor Supernova në jug të Izraelit, së bashku me vëllanë e saj Itay.

Familja e saj u filmua duke vrapuar drejt saj në spital dhe duke e përqafuar pas lirimit të saj.

Në një deklaratë, familja tha se të gjithë janë "shumë të emocionuar nga kthimi i Maya-s tek ne", por shtoi se ata ende dëshirojnë "kthimin e afërt të Itay në shtëpi".

"Kjo është një kohë e vështirë dhe tani po kalojmë nëpër hapat e nevojshëm për të mundësuar ambientimin e plotë të Maya-s dhe trajtimin e plotë mjekësor. Na duhet pak kohë për të parë me saktësi nevojat e ndryshme dhe për të kuptuar situatën tonë aktuale," tha familja.

 
 

Deklarata shtoi se "i kërkojmë opinionit, i cili na ka mbështetur dhe dhënë forcë deri më tani, të lutet për kthimin e shpejtë edhe të Itay dhe sigurisht të gjithë pengjeve të tjera në shtëpi".

Regev u qëllua në këmbë në festivalin muzikor Supernova më 7 tetor para se të rrëmbehej dhe dërgohej në Rripin e Gazës. Pas lrimit, ajo u dërgua direkt në Qëndrën Mjekësore Soroka për trajtim mjekësor dhe iu nënshtrua një operacioni./ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

Foto familjare e 16 tetorit 2023: Maya Regev në qëndër dhe Itay Regev, 18 vjeç, majtas me mamanë dhe një vëlla
 
Modifikuar më Hënë, 27 November 2023 12:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...