Presidenti amerikan, Joe Biden, u tërbua me gazetarët, të cilët e pyetën për kujtesën e tij.
“E di se çfarë dreqin po bëj, kujtesa ime është shumë e mirë,” tha ai.
Por pak më vonë, ai bëri një tjetër gafë, duke ngatërruar Egjiptin me Meksikën. Ai iu referuar liderit egjiptian Sisi si presidenti i Meksikës.
Tërbimi i Biden vjen pasi Departamenti i Shtetit publikoi një raport për mënyrën se si i ka trajtuar ai dokumentet e klasifikuara. Në raport thuhet se Biden nuk është në gjendje të mbante mend mirë gjërat.
Departamenti i Drejtësisë nuk ngriti akuzë ndaj tij me pretendimin se një gjykatë me shumë gjasa nuk do e pranojë për shkak se ‘ai është një i moshuar me kujtesë të dobët’.
Por Biden tha se kujtesa e tij nuk është përkeqësuar. “Mjafton të shihni çfarë kam bërë që kur jam zgjedhur president. Kujtesën e kam shumë mirë,” tha ai.