Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka biseduar me kandidatin për president të SHBA-së, Donald Trump.
Bëhet e ditur se gjatë bisedës, kryeministri izraelit u bëri jehonë komenteve që ai i bëri presidentit aktual, Joe Biden.
“Izraeli merr parasysh çështjet që ngre administrata amerikane, por në fund, do të marrë vendimet e tij bazuar në interesat e tij kombëtare”, raportohet t’i ketë thënë Netanyahu Trumpit.
Bisedën e konfirmoi edhe Trump në një tubim në Pensilvani, shkruan skynews.
Ai u tha mbështetësve të tij se Izraeli është në një “pozitë shumë më të fortë” për shkak se nuk i ka dëgjuar thirrjet e Bidenit për përmbajtje lidhur me luftërat e tij në Gaza dhe Liban.
“Bibi më telefonoi dhe më tha se është e pabesueshme ajo që ka ndodhur, por ai nuk do ta dëgjojë Bidenin, sepse po ta bënte, nuk do të ishin në këtë pozicion”, tha kandidati republikan.