Vazhdon jehona e mosbindjes civile të opozitës në kryeqytetin shqiptar.
Gazeta amerikane ‘Los Angeles Daily News’ shkruan se ‘forcat opozitare vërshuan në rrugët e kryeqytetit’.
“Rama ik,” ishte një thirrje e përsëritur nga protestuesit në shumë vende të ndryshme të kryeqytetit, shkruan gazeta.
“Revolta dhe mosbindja civile e shqiptarëve nuk mund të ndalet,” tha Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Flamur Noka.
Teksa Noka po iu drejtohej gazetarëve, ai pushoi së foluri për respekt kur u dëgjua një lutje nga xhamia e re myslimane aty pranë.
Popullsia 2.4 milionëshe e Shqipërisë është më shumë se gjysma myslimane. Ata jetojnë në paqe përkrah të krishterëve katolikë dhe ortodoksë dhe komuniteteve të tjera më të vogla fetare.
Protesta përfundoi pas tre orësh me liderët e opozitës që u zotuan të vazhdojnë me mitingje në të gjithë vendin.