Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme, Michael Roth, lidhur me shpërthimin e fuqishëm që ndodhi të premten mbrëma në fshatin Varagë të Zubin Potokut, duke dëmtuar rëndë kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, shkruan se këto janë metoda terroriste ruse kundër një vendi sovran në zemër të Evropës.
'Nëse Serbia qëndron vërtet pas saj, atëherë ky do të ishte fundi i negociatave të BE-së me Serbinë'-shkruan ai.
Mesazhi:
Këto janë metoda terroriste ruse kundër një vendi sovran në zemër të Evropës. Këto sulme duhet të hetohen pa mëshirë.
Nëse Serbia qëndron vërtet pas saj, që shpresoj se nuk është, atëherë ky do të ishte fundi i negociatave të BE-së me Serbinë.