×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nikaragua/ Të paktën dhjetë të vrarë, mes tyre dhe një gazetar

Diel, 22 Prill 2018 17:05

Ditë të tëra protestash në Nikaragua kundër ndryshimit të sistemit të sigurimeve shoqërore të vendit rezultoi në vdekjen e të paktën 10 personave. Ndër viktimat është edhe një gazetar i cili u vra ndërsa ishte në transmetim të drejtpërdrejtë në Facebook.

Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, në Nikaragua janë vrarë 25 persona që kur filluan protestat.

Gjatë një fjalimi në televizionin kombëtar, Presidenti Daniel Ortega tha se është i hapur për negocime, në mënyrë që të “mos ketë më terror në familjet nikaraguane”.

“Përfaqësuesit duhet të ulen në tryezën e bisedimeve. Çështja parësore duhet të jetë sigurimet shoqërore, për të cilat duhet parë se çfarë reforme mund të arrihet”, tha Presidenti i Nikaraguas.

Menjëherë pas fjalimit të tij, demonstruesit dolën sërish nëpër rrugët e disa qyteteve, përfshirë kryeqytetin Managua, megjithëse u duk sikur tensionet ishin qetësuar një ditë më parë.

Mbrëmë, gazetari Angel Gahona po mbulonte drejtpërsëdrejti në Facebook zhvillimet në qytetin Bluefield, kur ai u vra. Në pamjet e qarkulluara në mediat sociale, dëgjohen krisma armësh, ndërsa Gahona bie në tokë dhe dëgjohen zërat e disa njerëzve që i thërrasin.

Presidenti Ortega është një ish-luftëtar guerrilas, ndërsa zv.presidente e vendit është vetë bashkëshortja e tij, Rosario Murillo.

Një vendim gjykate i mundësoi zotit Ortega të rikandidonte në vitin 2011, megjithëse Nikaragua kishte një kufizim prej vetëm një mandati për postin e presidentit të vendit. Tre vjet më vonë, partia e tij Fronti Çlirimtar Kombëtar Sandinista, siguroi mbështetje legjislative për të miratuar një amendament që lejon një numër të pakufizuar mandatesh presidenciale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...