Londër/ Sulme të shumta me armë,një 17 vjeçare vdes dhe një 16 vjeçar plagoset

Tuesday, 03 Prill 2018 15:40

Një vajzë 17 vjeçare ka vdekur dhe një djalë 16 vjeçar po lufton për jetën pas dy sulmeve me armë në Londër.

Vajza u gjet nga policia, me një plagë me armë zjarri në një rrugë në londër dhe pas ndihmës mjeksore që iu dha nuk mundi të shpëtonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9.35 të mëngjesit të së hënës, ndërkohë që gjysëm ore më pas policia u informua për një tjetër sulm me armë zjarri në lindje të Londrës.

Pasi policia mbërriti gjeti dy të rinjë, të plagosur me armë zjarri dhe me thikë.

Zëdhënësja tha: "Një djalë 16-vjeçar u gjet me plagë të shtënash me armë zjarri . Ai është dërguar në një spital në lindje të Londrës, ku ndodhet në gjëndje kritike për jetën.

"Një viktimë e dytë, e moshës 15 vjeç, është dërguar në një spital në lindje të Londrës me plagë të shtënash.Jemi në pritje të përmirësimit të gjendjes së tij janë shprehur autoritet përkatëse.

Zëdhënësja tha se ishte shumë herët për të thënë nëse ka një lidhje midis këtyre sulmeve, ndërkohë policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjeve.

Situata është shumë shqetësuese, pasi ka një rritje të krimit në kryeqytet, nga përdorimi I armëve të zjarrit dhe të thikave. Vitin e kaluar numërohen 31 viktima, nga plagosjet me thikë në Londër.

Londër/ Sulme të shumta me armë,një 17 vjeçare vdes dhe një 16 vjeçar plagoset

Login to post comments

Lajmet e fundit

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

Politikë

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

  Nga Basir Çollaku Sipas vendimit të Plenumit të Gjykatës së Lartë të vitit 1979... shkruhet në vendime sot.. Kapja e drejtësisë, indoktriminimi i saj ideologjik, kthimi pas në referenca të shkruara të...

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...