Resortet pranë Detit të Zi vuajnë për staf, kërkojnë rreth 5 mijë punonjës

E Enjte, 26 Prill 2018 19:07

Vetëm pak ditë nga çelja zyrtare e sezonit turistik 2018, resortet rumune që shtrihet përgjatë Detit të Zi përballen me mungesën e fuqisë punëtore. Sezoni turistik pritet të fillojë në fillim të muajit maj, dhe të dhënat flasin për më shumë se 40 mijë vizitorë, për shkak edhe të “pushimit tradicional të 1 majit”, shkruan Birn.

Sipërmarrësit vendas thonë se mund të kenë vështirësi në përballimin e fluksit për shkak të mungesës së paprecedentë të stafit.

Hotelet dhe restorantet ende kërkojnë të rekrutojnë mbi 5.000 njerëz për të punuar si kuzhinierë, pastrues, kamerierë, barista, gjë që do të thotë se më pak se 50 për qind e vendeve të punës janë bosh.

“Është mungesa më e rëndë që kemi hasur në 28 vjet,” tha kreu i Federatës Rumune të Punëdhënësve të Turizmit, Mohammad Murad, në Constanta të hënën.

“Është gjithnjë e më e vështirë të gjesh njerëz. Shumica e personelit të kualifikuar kanë lënë vendin për të punuar për paga më të mira në hotele jashtë vendit ose në anijet turistike. Sapo të trajnohen ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë, në kërkim të pagës më të mirë,” parashikoi ai.

Pagimi ndryshon sipas cilësisë së restorantit apo hotelit. Një kuzhinier i lartë mund të kërkojë më shumë se 3,000 euro në muaj në një restorant, ndërsa pastruesit mund të fitojnë rreth 600 euro. Disa banakierë mund të fitojnë rreth 1,000 euro në muaj, që është më i lartë se paga mesatare në kryeqytetin rumun, Bukuresht, prej 644 eurosh, shkruan Birn.

Disa punëdhënës të turizmit tani duan të punësojnë punëtorë të huaj. Rumania ka rritur numrin e punëtorëve të huaj në 2018 në 7,000, por pak zgjedhin punën sezonale në vendpushimet e Detit të Zi. Për më tepër, dokumentet dhe taksat e bëjnë të vështirë dhe të shtrenjtë të punësojnë të huajt, tha Constantinescu./sCAN 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...