Ad imageAd image

Reagon Fetullah Gulen, ky është bandidizëm

1 min lexim

Ka reaguar për herë të parë kleriku Fetullah Gulen në lidhje me deportimin e gjashtë turqve që dyshohen se janë bashkëpunëtorët e tij.

Gulen e ka quajtur banditeske mënyrën e kapjes së gylenistëve dhe ka mohuar lidhjen e tyre me grushtin e shtetit.

“Banditët po kidnapojnë njerëz në Kosovë. Dhe kur po them banditë, dikujt mund ti duket si diçka e lehtë. Ky është banditizëm i pastër.

- reklamë -
Ad imageAd image

Siç është kidnapimi në Pakistan Banditëzm i pastër. Në Myanmar është banditizëm i pastër. Mandej diku vrasje, diku lënie pa zot në mal. Këto të gjitha i kanë bërë. Këto veprime nuk i kanë bërë as tradhtarët që kanë pushtuar Stambollin në të kaluarën” ka thënë Gulen.Imami i cili për shkak të konfliktit me Erdogan ndodhet në ekzil në SHBA nuk e ka përmendur rivalin e tij Erdogan i cili po e lufton ashpër nën akuzat se është pikërisht Gulen ai që qëndron prapa pucit të vitit 2014.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull