4 anëtarë të një familje kanë humur jetën ,në një aksident rrugor, pasi i kanë prerë rrugën një kamioni.
Aksidenti ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që familja po kthehej nga pushimet në Florida.
Makina e tyre i ka prerë rrugën një kamioni në Titusville dhe shkak mendohet të ketë qenë pajisja e GPS e cila e ka sinjalizuar gabimisht drejtuesin e mjetit.
Në makinë ndodheshin prindërit dhe djali me bashkëshorten e tij, të cilët kanë vdekur menjëherë.