Presidenti i SHBA Donald Trump sugjeroi këtë të hënë se takimi që po planifikon me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un të zhvillohet në ‘Shtëpinë e Paqes’ që ndodhet në kufirin midis Koresë së Veriut dhe Jugut, si përgatitje për përparimin e samitit.
Trump u shpreh në Tëitter” Vende të shumta janë duke u konsideruar për takimin, por a do të jetë “ Shtëpia e Paqes” një vend më I qëndrueshëm se një vend i tretë?
Trump pritet të takohet me Kim në javët e ardhshme dhe tha në një intervistë të enjten se ai ishte duke shqyrtuar pesë vende për samitin e tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut, edhe pse ai ka thënë se bisedimet mund edhe mos të ndodhin.
Javën e kaluar liderët e Koresë Veriore dhe Jugore u takuan dhe u zotuan për t'i dhënë fund armiqësive dhe për të punuar drejt "denuklarizimit të plotë" të gadishullit Korean, duket se do të rrisë gjasat e samitit Trump-Kim.