Ad imageAd image

Shpërthen vullkani, policia evakuon 1700 banorë

1 min lexim

Ka shpërthyer një vullkan në ishujt  Hawaii, pasi kishte shumë ditë që nxirrte squfur dhe tym.

Vullkani quhet  “Kilaueas “ ndërsa autoritetet kanë bërë të mundur evakuimin e menjëhershëm të 1700 banorëve.

Sipas mediave të huaja, llava e ‘përbindëshit’ ka përparuar me një shpejtësi të madhe duke shkrumbuar pyje dhe rrugë, ndërkohë që dendësia e gazrave në ajër është shumë e lartë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kilauea është një ndër vullkanet më aktivë në botë, ndërsa shpërthimet e tij zakonisht shoqërohen nga tërmete të forta.

Ndani këtë artikull