Rritje e qëndrueshme ekonomike e SHBA-ve nën Presidencën Trump

E Enjte, 10 May 2018 15:14

Raporti i fundit për tregun e punës në Amerikë lë të kuptohet se rritja më afatgjatë ekonomike e vendit po vazhdon me një ritëm shumë të qëndrueshëm. Presidenti Donald Trump po e vë theksin tek kjo rritje ndërsa Uashingtoni bëhet gati për zgjedhjet e Kongresit ku republikanët do të përpiqen të ruajnë shumicën që kanë si në Senat, edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Para pak ditësh u njoftua se papunësia amerikane ra nën 4 për qind për herë të parë në afro dy dekada, u mirëprit nga Presidenti Donald Trump. “Ka shumë vende pune, shumë vende pune të hapura. Dhe njerëz që kishin vite që nuk punësonin, tani kanë filluar të hapin vende pune”.

Presidenti trashëgoi një ekonomi që ishte rritur në përgjithësi me një ritëm modest për shtatë vjet, gjatë administratës së kaluar Presidentit Obama. Zgjerimi ka vazhduar dhe herë pas here është intensifikuar gjatë presidencës së zotit Trump dhe tregjet e aksioneve amerikane u rritën në nivele rekord gjatë vitit të tij të parë në detyrë. “Që nga zgjedhjet, tregu i aksioneve është rritur me pothuajse 35 për qind. Mendojeni: pothuajse 35 për qind.”

Republikanët përmendin si argument, arritjen e tyre kryesore të gjatë kësaj presidence, shkurtimin e taksave federale, që paguajnë korporatat dhe shumë individë.

“Reforma e taksave po sjell të mira për punonjësit çdo ditë. Shikojmë shpërblime, rritje rrogash, sigurime më të mira, më shumë para në xhepat e tyre. Ekonomia po lulëzon dhe falë reformës së taksave, na presin ditë më të mira”, pati deklaruar Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan.

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 17:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...